“Çmenduria” e tregjeve, Bitcoin arrin vlera marramendëse


Bitcoin arrin vlera marramendëse. Sipas platformës Coinbase, vlera e kriptovalutës ka kaluar tashmë 41 mijë dollarët. Një shifër jashtëzakonisht e lartë, duke pasur parasysh që në 2017-ën monedha virtuale kishte rënë në vlerën e 3200 dollarëve dhe vetëm tri muaj më parë kishte rreth 25% të vlerës aktuale. Ende larg gjithsesi nga pritshmëritë e raportuara ditët e fundit nga analistët e JP Morgan, që mendojnë se në një analizë afatgjatë mund të kalojë edhe 146 mijë dollarë.

Arsyet janë të shumta. Investitorët po fillojnë të besojnë te Bitcoini si një “armë” ndaj inflaksionit dhe ulje së vlerës së dollarit, dhe ka edhe nga ata që mendojnë që mund të rrezikojë rolin e lozur tradicionalisht nga ari.

Por, Bitcoini po bëhet edhe më i prekshëm. Një platformë pagesash e njohur si Paypal ka dhënë mundësi për herë të parë disa nga klientëve të saj të paguaj me këtë kriptomonedhë.

Por, ka edhe skeptikë pe rolin e Bitcoinit, duke vlerësuar si uljet dhe ngritjet janë ende shumë të forta për t’u afruar një valute të vërtetë, dhe se kriptovalutat e tjera nuk po kalojnë një moment të mirë, me disa prej tyre që kanë rënë kohë të fundit edhe me 95% të vlerës maksimale.