“Dashuria nuk vdes kurrë” Robert Aliaj në zi, humb njeriun e shtrenjtë të familjes


Artisti i njohur Robert Aliaj ka ndarë sot një lajm të hidhur për të dhe familjen.

Vëllai i tij Rexhep Aliaj është ndarë nga jeta.

Duke ndarë foton e të ndjerit, Roberti bën dhe një dedikim rrëqethës ku shprehet se në kohë pandemia duhet të mbajmë dhe hidhërimin brenda.

REAGIMI I PLOTE I ROBERT ALIAJT

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”