Detaje nga plagosja në Tiranë/ Dy pronarët e pallatit u përplasën me armë, plumbat kapën dhe kalimtarin (EMRAT)


Vijojnë të dalin detaje të reja nga plagosja e biznesmenit 42-vjeçar Sino Llanaj sot paradite në Tiranë.

Mësohet se ka patur një përplasje me armë mes dy pronarëve të një pallati në ndërtim.

Ata janë Sino Llanaj dhe Albert Allmuça.

Për pasojë ka mbetur i plagosur biznesmeni Llanaj si dhe një kalimtar i rastit, i identifikuar si shtetasi Klodian Komino, i cili ka marrë një plumb në këmbë.

Gjithashtu dhe roja i objektit, Sh. Biberi ka mbetur i plagosur me sende të forta.

Sipas informacioneve dy pronarët Llanaj dhe Allmuça kishin rënë dakord për ndërtimin e objektit brenda vitit 2019, por kontrata mes tyre ishte prishur dhe objekti nuk është ndërtuar, duke sjellë probleme të herëpashershme.