Dua Lipa shtatzënë? Ky është veprimi i këngëtares që shtoi dyshimin e madh te fansat


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid po shijojnë pushimet në Meksikë.

Ndërkohë nuk kanë munguar as fotot në rrjetet sociale nga ana e dyshes së famshme.

Dy  prej tyre kanë tërhequr vëmendjen e fansave, ku Dua shihet veshur me një fustan jeshil.

Në përshkrim ylli i muzikës ka vënë emojin e një biberoni me qumësht, një arush dhe një fëmijë ëngjëll.

Kaq duhej që fansat e saj të aludonin se ajo është shtatzënë.

Menjëherë pas shumë komenteve Dua është penduar dhe e ka ndryshuar mbishkrimin e fotove duke i zëvendësuar ato emoji me disa zemra të bardha. Ky veprim i këngëtares shton dyshimet se ajo mund të jetë në një pritje të ëmbel.