E rëndë/ Gjendet i pajetë në kanal një 50-vjeçar, dalin detajet e para


Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Sipas policisë bëhet fjalë për shtetasin me iniciale G.B, i cili është konstatuar pa jetë në një kanal në lagjen “24 maji”.

Dyshohet se personi në fjalë është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.

“Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal”, thuhet në njoftimin e policisë.