E rëndë/ Ishte infektuar me virusin, ndërron jetë mësuesja nga Vlora


Një lajm i hidhur vjen së fundmi nga qyteti i Vlorës.

Mësohet se mësuesja Pëllumbesha Xhiaj nuk ka mundur dot të fitojë betejën me C OVID19, duke ndërruar jetë sot në mëngjes.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur gazetari Erik Mehmeti, i cili ka qenë njëkohësisht dhe një prej nxënsve të saj në shkollën Rilindja në qytetin e Vlorës.

“Covid-19 vazhdon të marrë jetë njerëzish dhe sot një lajm shum i trishtë që në mëngjes për mësuesen time kujdestare në Shkollën Rilindja. Pëllumbesha Xhiaj një mësuese dhe një nënë model, ka  humbur betejen me sëmundjen tinzare te Covidit.

Pavarësisht përpjekjeve te personelit mjekësor,u këput ne mes jeta e mësueses me shpirt te bukur,e cila punoi 40-vjetë në arsim. Pëllumbesha do te kujtohet plot mirësi dhe pozivitet, nga familja, te afërmit, miqtë dhe koleget. Vite më parë humbi dhe bashkëshortin duke i rritur e vetme fëmijët e saj. U prehësh ne paqe mësuese Pëllumbesha”, shkruan gazetari me hidhërim.