“Është e pajisur me butona sekretë” Habit gazetari, flet për vilën e Ramës në Surrel: Ka shumë gjëra nën tokë


Një deklaratë e fortë vjen së fundmi nga gazetari Kastriot Myftaraj.

Sipas tij vila e kryeministrit Edi Rama në Surrel është e pajisur me butona sekretë për hapjen e dyerve.

Madje ai shton se ajo përmban më shumë gjëra nëntokë se sa mbi tokë, por nuk e specifikon se për çfarë e ka fjalën.

“Ju thoni se vila e Ramës ka disa butona dhe disa gjëra të fanta-shkencës të ngjashme me filmat amerikanë të Hollywood-it”, i tha drejtuesi i PolitikOn Alfred Lela publicistit Myftaraj.

“Në atë vilë më shumë gjëra ka nëntokë se sa mbi tokë. Shërbimet e fshehta merren me video, dihet si gjë. Gjyshi i kryeministrit ka qenë shofer i Ahmet Zogut, këtë e ka pranuar vetë ai dhe se gjyshja e tij ka qenë kameriere në oborrin e Zogut.

Fakti që këta njerëz që kanë bërë karrierë është se kanë diçka nga e shkuara. Këta sillen si duan ata. Prandaj shkojnë në Dubai, se ua blejnë sekrete dhe i përdorin. Këtu elitat i ngre e shkuara e tyre. E gjithë e përbashkëta e tyre është se kanë prapaskena të errta në të shkuarën e tyre”, u përgjigj ai.