I gjithë shteti në terr, 200 milion njerëz mbeten pa energji elektrike


Pakistani është duke përjetuar ndërprerjen më të madhe të energjisë elektrike në botë.

I gjithë shteti është zhytur në erësirë, pasi sistemi kombëtar i energjisë ka pësuar defekt serioz.

“Ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga një rënie e papritur e frekuencës në sistemin e transmetimit”, ka thënë ministri i Energjitikës Omar Ayub Khan në Twitter, duke i kërkuar qytetarëve të ruajnë qetësinë.

Ministria e Energjitikës tha se defekti ka ndodhur në termocentralin e Guddu në Jug të Pakistanit, duke shkaktuar një defekt zinxhir te të gjitha termocentralet në vend.

200 milion njerëz janë aktualisht pa drita, përfshi edhe disa prej qyteteve më të mëdha në vend që janë zhytur në terr si Lahore, Karaçi dhe Islamabad.

Aeroportet, spitalet dhe disa godina të tjetra të rëndësishme janë duke operuar me gjeneratorë.