I shtruar prej ditësh te ‘Shefqet Ndroqi’, virusi i merr jetën piktorit të njohur


Mustafa Arapi, piktor dhe restaurator i njohur, nuk jeton më. Ai është ndarë nga jeta në Spitalin “Shefqet Ndroqi” ku kurohej për Covid-19.

Arapi u shtrua në spitalin Covid2 në datë 16 janar. Vajza e tij i bëri apel kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu që të tregonin kujdes për babain e saj. Fatkeqësisht, sot bëhet me dije se piktori i njohur ka ndërruar jetë.

“Por i drejtohem Kryeministrit z. Edi Rama, Ministres së shëndetësisë znj. Ogerta Manastirliu, që shteti dhe institucionet të japin vëmendjen e duhur për babain tim dhe për këtë personalitet të kulturës shqiptare. Unë e dua babain tim me jetën time, por ai është dhe një Vlerë për shtetin e kulturën shqiptare”, shkruante vajza e tij, Dorina Arapi, pak ditë më parë.