“Ka mama çun” Elisa Spiropali një nënë e lumtur, publikon foton me të birin


Ministrja Elisa Spiropali ka patur sot një ditë speciale, pasi djali i saj Kren feston një vjetorin e lindjes.

Nuk kishte sesi në një ditë kaq të veçantë të mungonte urimi dhe fotot e ëmbla.

Ndërkohë Spiropali ka postuar një foto në rrjetet sociale, teksa shihet duke puthur vogëlushin në ballë.

Në sfondin mbrapa shihen tullumbacet ku shkruhet “ditëlindje”.

“Ka mama çun Kren 1”, shkruan ajo në postim, teksa e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.

Kujtojmë që Elisa Spiropali është nëna e dy fëmijëve, një vajze me ermin Nalta dhe djalin Kren.

Screenshot_14.png