“Kemi kapacitete për të ruajtur deri në 7 mln vaksina”, Ogerta Manastirliu bën deklaratën e rëndësishme


Depoja e Barnave ka kapacitet për 7 milionë doza vaksinash! Kjo është deklarata që tha ditën e sotme ministrja Manastirliu teksa ishte me kryeministrin Edi Rama në Depon Qendrore të Barnave në QSUT, e cila ruan vaksinat ‘Pfizer’ që kanë ardhur në vend për vaksinimin e shqiptarëve.

Ministrja Manastirliu theksoi se buxheti për barnat është më shumë se 40 milion euro dhe janë siguruar të gjitha terapitë bazë të mjekimit si dhe është rritur dhe numri i terapive të targetuara. Më tej ajo bëri të ditur se depo qendrore e barnave ka 7 dhoma frigoriferike për ruajtjen dhe magazinimin e barnave dhe materialeve të mjekimit, sipas standardeve bashkëkohore.
“Depoja farmaceutike e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është një investim i buxhetit të shtetit në vlerën 1.7 milion euro. Tashmë është një strukturë e përfunduar, është në efiçiencë të plotë. Aktualisht janë vendosur të gjithë barnat dhe pajisjet mjekësore dhe janë të gjithë parametrat europiane të ruajtjes dhe sigurisë së barnave. Në QSUT s’ka pasur asnjëherë një depo për barnat. Kur është realizuar ky projekt kemi pasur dhe ekspertizë ndërkombetare. Janë instaluar frigoriferët në -70 gradë. Vaksinat e Pfizer janë në institutin e shëndetit publik ruhen në standartet të ftohta në 70 deri në 80 gradë. Kapacietete aktuale pët temperaturën -70 gradë janë 250 mijë për vaksinat e Ofizer dhe për të Modernës kur të na vijnë. Ndërsa për kapacitetet frigoriferike për vaksinat e llojeve të tjera kemi kapacitete për të pritur 7 milionë doza”, tha Manastirliu./Dosja.al