Të shtëna me armë zjarri pak minuta më parë në Tiranë.
Mësohet se si pasojë e një konflikti mes dy personave në zonën e njohur si ish-Parku i Autobuzëve, ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.
Sipas informacioneve, i plagosuri është një 42-vjeçar, me iniciale S.Ll, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para bëhet me dije se ka qenë një konflikt mes dy pronarëve për një pallat, ortakë me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, policia është nisur me urgjencë drejt vendngjarjes dhe pritet të zbardhë detaje.