“Koha për të freskuar kujtesën” Rama e nis ditën me këto pamje, nuk harron të ‘thumbojë’ opozitën (VIDEO)


Pas përmbytjeve në Shqipëri si pasojë e motit të keq, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që mëngjesin e sotëm ti kthejë përgjigje akuzave të mbërritura në drejtim të tij.

Kreu i qeverisë ka publikuar pamjet në një nga rrugët e qytetit të Vlorës, ku ka bërë krahasimin se si përmbyteshin më parë gjatë qeverisë së shkuar dhe si është gjendja tani.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga e njëjta rrugë në zonën historike të Vlorës, marrë nga i njëjti kënd pas të njëjtave rreshje shiu, duke u thënë të gjithë atyre që përqeshnin këto ditë “përmbytjen” e Vlorës (apo në përgjithësi atyre që s’e bëjnë dot dallimin mes të sotmes e të djeshmes kur bie shi), se është koha për ta freskuar pak kujtesën, si edhe duke i garantuar të gjithë se edhe në këtë drejtim, më e keqja ka ikur ka kohë pas krahëve tona dhe më të mirën e kemi të gjithën përpara (e do ta arrimë me edhe më shumë punë akoma), ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.