Detaje të reja dalin nga plagosja me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Raportohet se personi që ka mbetur i plagosur me plumb në këmbë është 42-vjeçari Sino Llanaj.
Ky i fundit është biznesmen i fushës së ndërtimit dhe u qëllua si pasojë e një konflikti me ortakun e tij për një pallat.
Gjithashtu mësohet se i plagosur me sende të forta ka mbetur dhe roja i objektit.
Kujtojmë se Sino Llanaj, disa ditë më parë, u përfshi në një tjetër sherr, ku mbeti i plagosur. Konflikti kishte motive pronësie.