Kontrabandë cigaresh nga Hani i Hotit


Një sasi e konsiderueshme prej 540 mijë paketa cigaresh janë kapur kontrabandë në doganën e Hanit të Hotit, në Shkodër. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se nga kontrolli i një trajleri që vinte nga Mali i Zi, rezultoi se e gjithë ngarkesa me paketa cigaresh ishte e papajisur me pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.

Sipas përllogaritjeve, nëse kjo sasi do të hidhej në treg, detyrimi doganor i munguar do të ishte 86.6 milionë lekë, ndërsa penaliteti 260 milionë lekë. Nga strukturat e Policisë Shkodër u shpallën në kërkim administratori i shoqërisë “Plus International”, shtetasi me inicialet S. S, si dhe babai i tij, pasi këta shtetas nga verifikimi i sistemit TIMS rezultojnë jashtë terrorit të Republikës së Shqipërisë.