Kthesë e papritur/ Tjetër ndryshim drastik i motit: Ja çfarë pritet të ndodhë 3 ditët e ardhshme


Pas reshjeve të dendura të shiut, situata e motit në vendin tonë është qetësuar.

Mirëpo një parashikimi i papritur vjen së fundmi nga meteorologët.

Sipas tyre mbrëmjen e sotme moti do të marrë kthesën e madhe.

Reshjeve të shiut do t’ia zërë vendin acari dhe reshjet e borës.

Ashtu siç raportoi në mëngjes edhe Meteoalb, gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulëta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjasin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm borë.

Moti merr kthesën e madhe në orët në vijim/ Fillon