Lë nam në aeroport/ Po shkonte në SHBA, shqiptari befason punonjësit me atë që iu gjet në valixhe


Nuk janë të pakta ndodhitë me shqiptarët nëpër aeroportet e ndryshme nëpër botë.

Këtë herë protagonist është një shqiptar që po udhëtonte drejt SHBA.

Atij i janë gjetur 40 kilogramë suxhuk të futur ilegalisht në aeroportin ndërkombëtar Newark të New Yorkut.

Ka qenë kontrolli i qenit nuhatës së njësisë K9 që ka fundosur shqiptarin.

Ky lloj qeni konsiderohet si ekspert i kontrollit të bagazheve Kody, po mbikëqyrte valixhet që vinin nga Kosova kur alarmoi eprorët e tij për një valixhe të dyshimtë, dhe aty menjëherë reaguan zyrtarët për mbrojtjen e kufijve dhe të doganës.

Me të hapur valixhen, ata gjetën 40 kilogramë suxhuk që me ligjet aktuale në Shtetet e Bashkuara, ndalohet në këtë mënyrë transportimi i tij.

“Duke marrë parasysh rrezikun që paraqet mishi këto ditë pandemie, suxhuku mund të rrezikojë shëndetin publik”, ka thënë Troy Miller, drejtor i CBP në New York.

Pasagjeri nuk ishte në dijeni për moslejimin e transportimit të suxhuk, madje zyrtarëve të aeroportit u kishte thënë se bëhet fjalë “për suxhuk shtëpie”.