Një ditë pas skandalit në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku sanitarja i mori 8 milionë lekë një gruaje që kishte shtruar nënën nga C OVID19 e cila fatkeqësisht ndërroi jetë, ka ardhur një reagim nga eksperti për shëndetësinë në Partinë Demokratike Gazmend Koduzi.
Ky i fundit thotë se gjesti korruptiv mbetet në ndërgjegjen e sanitares, nëse ajo nuk i ka ndarë paratë me persona të tjerë, por në këtë rast nuk ka munguar as neglizhenca e mjekëve apo infermierëve.
Sanitarja u vu në pranga, por sipas ekspertit të PD për shëndetësinë, duhet të bëhet një auditim klinik dhe ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është përgjegjëse për të gjithë këtë situatë dhe se duhet të japë dorëheqjen.