“Më dhunonin derisa arrinin qëllimin” Konkurentja e ‘Përputhen’ bën rrëfimin tronditës: Ja tregova motrës


Një rrëfim tronditës vjen së fundmi nga Melisa e “Përputhen”.

Konkurentja ka treguar sot disa nga momentet më të vështira të jetës, gjatë kohës që ndodhej në Itali dhe ndiqte studimet.

Ajo tha se është bullizuar nga bashkëmoshatarët e saj të cilët e përndiqnin derisa arrinin qëllimin, ndërsa theksoi se as prindërit e saj nuk dinë gjë dhe sot po e dëgjojnë për herë të parë.

Më konkretisht, ajo është shprehur se:

Kam qenë e bullizuar, e kam kaluar edhe me dhunë fizike, unë ndërroja shpesh klasë dhe ato të ‘famshmit’ e shkollës më ngacmonin se isha e fundit. Më përndiqnin deri sa arrinin qëllimin. I vetmi moment që nuk mbaja dot më, ja tregova motrës, ajo ishte fëmijë për vete. E ka ditur vetëm ajo dhe shoqja ime e ngushtë në Itali, këtë po e marrin vesh për herë të parë edhe prindërit e mi. Isha ai fëmija që vetëm ikja me vrap, moshatarët e mi ushtronin dhunë, shkoja me fustan të gjatë në shkollë, mësoja, mundësitë financiare nuk i kam pasur. Kam qenë në klasë të 8 dhe librat i kam pasur të shkruar të gjithë me dorë sepse nuk i blija dot. Në fillim më bullizuan se isha e reja, isha e vetme, mësoja, më pas mbase më bullizonin nga zilia, nuk e di.