“Më ka mbetur ves që e vogël”/ Me siguri edhe ju e keni dëgjuar këtë besëtytni që ka fiksuar Luana Vjollcën


Shqiptarët dhe bestytnitë kanë patur gjithnjë një lidhje të ngushtë. Aq shumë sa para çdo veprimi apo hapi do të pyesim ‘mos është keq?’. Kur macja e zezë ‘ta pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo eshte një shenjë fatkeqësie. Mos prisni thonjtë natën dhe mos u shihni në pasqyrë. Kujt nuk ia ka thënë gjyshja këto dy gjëra?

Nëse të kruhet dora e djathtë do te japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para. E shumë të tjera që do na duheshin orë të tëra t’i listonim. Por, e keni dëgjuar ndonjëherë teorinë, sipas së cilës duhet t’i frysh dorës kur prek qafën? Kjo duket se i paska ngel ves Luanës që nga fëmijëria dhe ende nuk i është hequr.

Moderatorja ka ndarë një video në Instastory, të shkëputur nga emisioni, ku pa vetëdije ajo prek qafën dhe më pas i fryn dorës. “Më ka mbetur ves që e vogël që duhet fryrë dora pasi të prekësh qafën. Dhe duke qenë se skena është shtëpia ime sillem si në shtëpi.”- ka shkruar ajo krah videos.