Me shumicë absolute/ Miratohet në parlament projektligji, ja sa milje do zgjerohet Greqia në detin Jon


Miratohet projekt-ligji me shumicë votash nga parlamenti grek për zgjerim me 12 milje në detin Jon.

Mësohet se 284 deputetë votuan pro projektligjit që tashmë do ti japë Greqisë 13 mijë metra katrorë territor më shumë ose një zgjerim me rreth 10% të totalit që ka.

Pikërisht zgjerimi i ujërave detare në Jon bashkoi dy partitë më me peshë në Greqi, Demokracinë e Re që përbën mazhorancën dhe Syriza e opozitës drejtuar nga Tsipras.

Ky është vetëm hapi i parë i Greqisë, pasi tashmë mbetet çështja e zgjerimit të ujërave territorialë me Shqipërinë që do të zgjidhet me një dakordësi paraprake për ta çuar çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare.