Ministrja Manastirliu tregon vendimin që është marrë për Universitetet


Ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi sot se mësimi në Universitete do të vijojë online, ndërkohë që masat do të jenë të njëjta në dy javët e ardhshme, dhe nuk do të ketë shtrëngim të tyre pavarësisht rritjeve të rasteve me Co vid.

Manastirliu tha se ky vendim është marrë për shkak të të dhënave se ka një rritje të numrit të infektimeve në grupmoshat e reja, që i përkasin atyre që janë në Universitet.

”Për universitetet, mësimi online do të vijojë të qëndrojë i tillë deri në një urdhër të dytë”, tha ministrja.