“Ndalimi im në shtrat me një burrë në hotel, ideal për film me …”/ Flet Zogu i Tiranës: Ja pse nuk do martohem


26-vjeçari prej 1 viti është në telashe me dre jtësinë, ndërkohë që për këtë Viti të Ri 2021 i uron vetes mbylljen e çështjes pas arr estimit në fla grancë 1 vit më parë.

Në këtë intervistë për “Panorama Plus”, duke folur për momentin e arr estimit në ambientet e një resorti teksa ishte në një dhomë hoteli me një sipërmarrës 50-vjeçar nga Laçi, Hermes thotë se është i denjë për një film me partner Gabriel Garkon.

26-vjeçari na rrëfen nëse mund të konsideroheshin festa ato që kaloi në ‘ar rest shtëpie’, ç’po ndodh me çështjen gjyqësore, statusin e tij tashmë “single”, dhe të tjera sek rete nga jeta e tij jashtë kamerave…

Si e kalove këtë Vit të Ri në “arr est shtëpie”, duke qenë se nuk pati ndonjë ndryshim me të tjerët nisur nga ora policore?

Hermes Nikaj: Viti i Ri kalohet mirë, pranë familjes. Ishte viti i parë që unë isha në shtëpi i iz oluar. Prindërit e mi ishin të lumtur dhe ky është kuptimi i festës. Kaluam mirë, ne familja e të afërm.

Ç’po ndodh me çështjen gjyqësore në proces dhe cilat janë pritshmëritë e tua?

Hermes Nikaj: Çështja ime është në gjykimin e themelit tashmë dhe drejt fundit, pasi para pak kohësh u mbyllën edhe hetimet. Pritshmëritë e mia janë të thjeshta, pastrimi i emrit dhe imazhit tim nga këto histori turpi e dalja një orë e më parë nga arresti në shtëpi.

Nëse do të bëhej një film për këtë ndodhi tënden, me cilin aktor të njohur do të doje të realizoje momentin e arrestimit në dhomën e hotelit?

Në fakt, historia ime e ndalimit është tamam histori filmi. Por, një makth i vërtetë. Mendoj se do i shkonte Gabriel Garkos si rol.

Një vit nga jeta jote deri tani kaloi nga qelia e pastaj në “arrest shtëpie”. Do e quaje një vit të çuar dëm?

Vit i çuar dëm absolutisht jo. Një vit mësimi, vit sprove, vit kalitje e durimi. Kam mësuar e jetuar shumë nga ky vit! Sado i vështirë të ketë qenë për mua, do mbetet një nga vitet më të rëndësishme.

Kemi parë që bën shpesh “live” në “Instagram” me ndjekësit apo miqtë e tu. Ç’ndodh në mesazhet private, ç’propozime të vijnë?

Unë jam njeri popullor, social, miqësor dhe po të mos e kaloj kohën me miqtë e ndjekësit e mi do çmendesha. Mesazhe më vijnë pa fund. Mesazhe kurajoje, admirimi, të cilat i vlerësoj shumë. Ju doni të dini nëse kam ngacmime? Po, sigurisht që po, kam oferta nga më të ndryshmet, madje më thonë që duhet ta kaloj arrestin e shtëpisë në Maldive e jo këtu.

Statusi yt aktual cili është, je ndarë nga dikush dhe a ke nisur ndonjë histori të re qoftë edhe virtualisht?

Unë jam elektron i lirë, jam single aktualisht dhe çuditërisht jo në kërkim të dashurisë. Dashuria më gjen mua. Por për momentin dua të pastroj emrin dhe imazhin tim, t’i kthehem jetës që kam pasur dhe atëherë do shikoja për dashuri e pasione të reja.

Duke u nisur dhe nga akuza që t’u bë, ç’mendim ke për vajzat apo djemtë që shesin trupin dhe ti vetë do ta bëje?

Është e drejta e tyre të bëjnë çfarë t’u dojë kokrra e qejfit me trupin dhe veten e tyre. Përderisa nuk cenojnë njeri, pse duhet t’i gjykojmë! Kam të njëjtin mendim siç kam për familjet problematike me burra të papunë, të alkoolizuar e të dhunshëm.

Shkëmbeve dhurata për Krishtlindje dhe Vit të Ri, dhe kishe ndonjë mik në burg që i bëre ndonjë dhuratë apo do të doje t’i bëje?

Këtë vit kuptuam se asgjë nuk është më e rëndësishme se ndjenja, koha me familjen, dashuria, emocionet. Kjo është dhurata më luksoze që kam marrë dhe dhënë.

Je ende i ri, por është martesa në qëllimet e tua dhe me ç’person e imagjinon altarin?

Në fakt, nuk besoj në martesë. Jeta është shumë e gjatë për ta kaluar vetëm me një partnere. Mua më pëlqen bashkëjetesa për sa kohë ka dashuri, mirëkuptim, martesa është veç një copë letër. Në të ardhmen mbase ndryshoj mendim, ama do të jem i kujdesshëm në zgjedhjen e një nëne të përkryer për fëmijët e mi.

Je lënduar nga dashuria deri tani dhe premtimi më i madh që të kanë bërë?

Unë jam person që përfshihem shumë emocionalisht. Jam lënduar nga zhgënjimi, jam lënduar kur nuk ma kanë kthyer dashurinë. Ndërsa premtimi më i madh që më kanë bërë është se do të më duan gjithë jetën, edhe nëse nuk do jemi bashkë.

E ardhmja e Hermesit i takon televizionit, dhe si mund të ishte rikthimi?

Rikthimi do të jetë siç e kërkojnë ndjekësit e mi. I qeshur, pozitiv dhe me mesazhe të bukura për jetën. Sapo të mbyllet çështja, unë do të rikthehem në ekran. Me një eksperiencë të fortë mbi supet e mia dhe gati për një kapitull të ri.