Në gjendje të dehur/ Një person hidhet nga tarraca, dërgohet me urgjencë në spital


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Një 50-vjeçar me inicialet A. M., duke qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij.

50-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 20.01.2021, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, njofton policia.