Ngjarja e pazakontë/ Dhëndri largohet nga dasma, por nuk do ta besoni me kë u martua nusja në fund


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një dasmë në Indi.

Pas arratisjes së dhëndrit, nusja është detyruar të martohet me një nga të ftuarit.

Dhëndri u largua nga dasma pasi e dashura e tij e fshehtë e kërcënonte se do të vetëhelmohej nëse ai martohej.

Nusja e trishtuar e Ashok, Sindhi, mbeti duke qarë në mes të ceremonisë.

Situata u zgjidh kur një nga të ftuarit pranoi të martohej me nusen e mbetur në altar duke çuar deri në fund ceremoninë e pazakontë.

I ftuari që pranoi të martohej ishte një burrë i quajtur Chandrappa, faturino autobuzi në transportin publik të Bangalore.