Ngjarja në Kamzë/ P*rdhunoi 15-vjeçaren, gjykata jep vendimin për rojen Abaz Dogu dhe 3 të tjerët


Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për Abaz Dogun, rojen e shkollës i cili abuzoi seksualisht me një të mitur pak kohë më parë ne zonen e Kamzës.

Ai akuzohet për veprat penale “Marrëdhënie seksuale”, ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Mësohet se Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor rojen e shkollës në Babrru dhe e ka dënuar Abaz Dogun me 18 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar, ai do të bëjë 12 vite burg.

Fajtor për përdhunimin e të miturës është shpallur edhe i riu Klajdi Poçi, i cili me gjykim të shkurtuar do të bëjë shtatë vjet e katër muaj burg.

Por si ndodhi ngjarja e rëndë?

65 vjeçari Abaz Dogu i cili ishte dhe roje i shkollës së saj, i ka filluar ngacmimet dhe përndjekjet ndaj vajzës kur ajo ishte në klasën e 8-të. Pasi kjo gjë u bë e ditur ai u pushua nga puna. Megjithatë ai vijonte ta përndiqte të miturën në lagje.

Ai e kërcënonte atë duke i thënë se ia dinte historitë intime që ajo ka pasur në shkollë dhe në një rast ka shkruar pranë banesës së saj në mur “S….. kur*a”.

Pavarësisht se e gjithë lagjja e dinte ngjarjen, ajo u zbulua 1 vit më pas nga policia dhe pas hekurave u vu i moshuari dhe 3 të rinj, të cilët janë nxitur të futen në këtë ngjarje nga i moshuari, i cili i ka dërguar njërit prej tyre videon intime të saj.

Kështu videoja ka qarkulluar zinxhir te të rinjtë e tjerë, të cilët e kanë përdorur për të shantazhuar të miturën për të kryer marrëdhënie seksuale.