Një ditë pasi bëri vaksinën, kryeministri Rama tregon çfarë i ka ndodhur


Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkuan sërish në stadiumin “Air Albania” për të monitoruar procesin e vaksinimit C OVID19.

Bashkë me manastirliun e cila do ta marrë sot injeksionin, Rama bëri një tur nëpër postacionet për njerëzit që do të vaksinohen.

Ndërkohë teksa po bisedonte me shefen e ISHP mjeken Silva Bino, kryeministri tregoi se pasi bëri vaksinën dje, i kishin ardhur shumë mesazhe në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

‘Se unë pasi e bëra dje vaksinën, më conin mesazhe, mirë je, hë si je, thonin mirë je? Mirë je? Mirë jam i thoja‘- u shpreh kreu i qeverisë.