“Nuk ka pyll pa derra” Ja si e komenton Rama skandalin te ‘Shefqet Ndroqi’: Personazh i turpshëm


Një ditë pas skandalit që ndodhi në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku një sanitare hiqej si infermiere dhe arriti ti merrte 8 milionë lekë vajzës së një pacienteje me C OVID19, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit citon një shprehje të vjetër duke thënë se nuk ka pyll pa derra, dhe e quan sanitaren Tire Alldervishi që tashmë ndodhet në burg, si një personazh të turpshëm.

“Një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha – çdo pyll ka derrat e vet, po kurrësesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë”, shkruan Rama.