“Nuk pj*rdh për caqet” Çani dhe Hila përplasen në studio: Duhet të jesh budalla për të mos e kuptuar


Një përplasje është shënuar mbrëmjen e djeshme mes moderatorit Arjan Çani dhe analistit Dritan Hila.

Të ftuar në “Open”, Çani e quajti pazar të pastër përfshirjen e Ramës në negociatat mes Turqisë dhe Greqisë dhe kjo shkaktoi reagimin e Hilës, i cili e akuzoi gazetarin “për kalim të caqeve”.

PJESE NGA BISEDA NE STUDIO

Pjesë nga debati:

Çani: Nëse ky takim mbahet në Tiranë, ka një Pazar shumë të madh në mes.

Hila: Po thuaje pra, cili është pazari.

Çani: Duhet të jesh budalla për të mos e kuptuar. Unë e thashë.

Hila: Po kalon caqet

Çani: Nuk pj*rdh për caqet

Hila: Tregoje me fakte. Cili është pazari.

Çani: Unë jam gazetar dhe si gazetar do të tregoj anën tjetër të medaljes. Nuk kam pse flas me gjuhë zyrtari. Ne këtu sulmojmë falas dhe mbrojmë me para.

Hila: Jemi këtu për të bërë analiza të thella, jo vetëm spektakël. Ne Turqinë e kemi aleat të madh. Nesër do ikë Erdogani do vijë një laik dhe Turqinë do e kemi sërish aleat.