“Nuk pyesin për virus”, ish-Ministri i Shëndetësisë publikon videon me dhjetra të rinj që…


Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar në llogarinë e tij në facebook një video, ku shihen në një klub nate në Tiranë shumë të rinj që argëtohen nën ritmet e muzikës, duke mos pyetur për shëndetin e tyre.

Pandemia e virusit ende nuk është shuar dhe çdokush duhet të respektojë rregullat anti-covid, duke ruajtur veten, familjen dhe të tjerët. Mirëpo jo të gjithë janë të përgjegjshëm dhe i shkelin rregullat, si ato moralë dhe ligjorë.

Teksa i kërkon ndjesë personave që iu dukiet fytyra në këtë video, deputeti Beqaj thotë se cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm.

Ndjesë çdo vajze apo djali, gruaje apo burri, që mund t’i kem cënuar privatësinë duke bërë publike këto pamje se si janë argëtuar mbrëme. Por janë në moshë madhore dhe janë të vetdijshëm për shkallën e (mos)zbatimit të ligjit. Cënimi i rregullave të caktuara për ruajtjen shëndetit nga kërcënimi i Sars-Cov-2 është moralisht i papranueshëm dhe ligjërisht i dënueshëm. Për më tepër, “serbesllëku” i shkeljes së ligjit në qendër të Tiranës është ofendues për këdo që zbaton ligjin.