Pamje të rënda/ Atentati në Milot, ja momenti kur 45-vjeçari qëllohet me breshëri plumbash (VIDEO)


Dalin pamjet e rënda nga atentati që iu bë Ylli Ibrahimit në qendër të Milotit.

45-vjeçari ishte duke ecur qetësisht në rrugë së bashku me dy shokë, në momentin që dy persona me motor afrohen me shpejtësi dhe qëllojnë me armë në drejtim të tij.

Siç shihet nga videoja, autorët të maskuar me skafandër dhe kapuçin e xhupit kanë qëlluar disa herë me breshëri në drejtim të 45-vjeçarit, duke e lënë të plagosur.

Plumbat e kanë prekur në gjymtyrët e poshtme, duke i shkaktuar dëmtime të shumta. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe pas përmirësimit të gjendjet shëndetësore prite të merret në pyetje nga hetuesit, pasi dëshmia e tij shihet si një provë mjaft e rëndësishme për të hedhur dritë rreth ngjarjes.

Referuar gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, dyshohet se arma e përdorur për ekzekutimin e 45-vjeçarit është ‘Scorpions’.

E gjithë skena është parë nga dhjetëra kalimtarë, nisur nga fakti që ngjarja ka ndodhur mes ditës dhe në qendër të qytetit. Mësohet se policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona në lidhje me ngjarjen, por dëshmia e tyre nuk e ka orientuar grupin hetimor drejt një pistë konkrete hetimi.