Plagosja në Tiranë/ Pas sherrit me ortakun, vetëdorëzohet në polici biznesmeni i ndërtimit


Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Tiranë, ku mbeti i plagosur biznesmeni i ndërtimit Sino Llanaj, mësohet se është vetëdorëzuar në komisariat ortaku i tij Albert Allmuça.

Ky i fundit pretendon se nuk është i përfshirë në këtë ngjarje.

Ai ka deklaruar se në atë orar nuk ka qenë fare në atë zonë.

Burimet bëjnë me dije se në konflikt janë të përfshirë të paktën pesë persona.

Mësohet se Sino Llanaj ka shkuar tek pallati me persona të tjerë. Sipas policisë kanë qenë të organizuar për të shkuar aty.

Grupi hetimor vijon hetimet, ndërkohë që ende nuk dihet kush ka qëlluar me armë.

Konflikti mes dy ortakëve të ndërtimit të një pallati është i hershëm. Ata kanë akuzuar njëri-tjetrin për moskryerje pagesash të përbashkëta.