Plagosja në Tiranë/ Policia arreston dy biznesmenët e ndërtimit, në pranga dhe 3 bashkëpunëtorët (EMRAT)


Dy biznesmenët e ndërtimit Albert Allmuça dhe Sino Llanaj që u përplasen me armë zjarri dje në një objekt në zonën e ish-Parkut të Autobuzave, janë arrestuar sot nga policia e Tiranës.

Sipas uniformave blub ëhet me dije se kanë arritur të zbardhin ngjarjen dhe kanë prangosur dy biznesmenët që u konfliktuan në pallatin që po ndërtojnë vetë.

Në pranga kanë rënë gjithashtu dhe tre bashkëpunëtorë të tyre.

Si pasojë e të shtënave me armë, mbeti i plagosur një kalimtar i rastit, Klodjan Kamino.

Në pranga ka rënë dhe roja i pallatit Shkëlzen Biberi, i cili akuzohet për vepërën penale “Moskallëzim krimi”. Gjithashtu, në pranga për këtë vepër penale kanë rënë dhe Skender Margjeka, 52 vjeç, dhe Alfred Lumani, 48 vjeç.

Kujtojmë se, sherri mes Sino Llanajt dhe investitorit tjetër Albert Allmuça, ka nsiur pasi nuk kanë rënë dakord për punimet e një pallati në ndërtim e sipër. Shkak për konfliktin mes dy investitorëve është bërë një kompleks banimi me struktura 2,9 dhe 11 kate mbi tokë në rrugën “Ndre Mjeda”.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda”.

Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi municioni, një armë e ftohtë dhe 5 aparate celular.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda”, ku u plagosën me armë zjarri 2 shtetas dhe u dëmtua me sende të forta një shtetas tjetër.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. A., 53 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;
  2. Ll., 46 vjeç, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

Sh. B., 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

  1. M., 52 vjeç, dhe A. L., 48 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”;

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. K., për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi S. Ll., së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën “Ndre Mjeda”, ku janë konfliktuar fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej shtetasve (për arsye hetimore nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij), i cili ka qëlluar me armë zjarri. Po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.