Plas sherri mes policëve/ Punonjësi i SHÇBA kërcënon efektivët e Policisë Bashkiake, nuk iu bind urdhërit të tyre


Një sherr ka ndodhur së fundmi në rradhën e uniformave blu.

Mësohet se punonjësi i Forcave Operacionale të SHÇBA-së, Ardit Zenelaj, ka kërcënuar dy efektivët e Policisë Bashkiake me iniciale, V. S. dhe K.K.

Teksa po drejtonte automjetin pranë kryqëzimit të rrugës “Jordan Misja” në Tiranë, Zenelaj është ndaluar nga efektivët.

Ai nuk ka pranuar ti bindet urdhërit të tyre dhe i ka kërcënuar.

Çështja e tij tashmë ka kaluar në prokurori.