Një përleshje e tmerrshme ka ndodhur së fundmi mes dy nënave në një klub.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur ato sulmojnë njëra-tjetrën me shishe, ku më pas mbeten të plagosura.
Claire Byrne, 35 vjeç dhe Paula Breen, 40 vjeç, u shtruan të dyja në spital si rezultat i një sheshi në pijetoren The Clock në Kirkdale, Liverpool rreth orës 10:30 të mëngjesit.
Ato u shfaqën në bankën e të akuzuarve me shenja të dukshme në fytyrë si një shenjë e dhunës të shkaktuar nga dehja.
Breen u burgos për dhjetë muaj dhe Byrne për 12 muaj.
Gjykatësi Gary Woodhall tha se përdorimi i gotave dhe shisheve si armë e bënë situatën aq serioze sa të dyja meritonin burgun.