Rama shkon me urgjencë në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës së papritur


Kryeministri Edi Rama pas vizitës në Fier, ku inspektuan zonën ku do të ndërtohet spitali nga turku, ka ndaluar edhe në Vlorë.

Rama është parë në Vlorë së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Bëhet me dije se Rama ka bërë vizitë Blic në Vlorë për të parë sesi është situata e përmbytjes në këtë qytet dhe nëse drejtuesit vendor kanë marrë masat.

Kryeministri ka takuar kreun e Prefekturës së Vlorës, Flamur Memaj, dhe është informuar për situatën.

Kujtojmë që në Fier Rama ishte së bashku me përfaqësues turk, ku u diskutua në lidhje me spitalin që do të ndërtohet nga qeveria turke dhe do të kushtojë 60-70 milion euro.