Sa romantik/ Ardit Gjebrea surprizon bashkëshorten, ndërpret intervistën vetëm për ti thënë ‘Të dua’


Moderatori dhe këngëtari i njohur Ardit Gjebrea zhvilloi dje një interviste me Prefektin e Tiranës Toni Gogu dhe bashkëshorten e tij, Edin.

Gjatë rubrikës “Gjysma ime” teksa çifti fliste për marrëdhënien e tyre të dashurisë, Edi tregoi se mërzitet shpesh kur bashkëshorti i kushton më shumë vëmendje punës sesa familjes.

Në ato momente menjëherë Arditi i kërkoi stafit që ti jepnin telefonin për të marrë bashkëshorten, dhe për ti thënë që e donte.

PJESE NGA BISEDA:

Ardit Gjebrea: Kur është në punë, kujdeset për ty?

Edi Gogu: Përpiqet. Më dërgon mesazhe, më dërgon ndonjë nga ato zemrat dhe nëse ndonjëherë nuk ka kohë, në darkë i them: “Po sot?”

Ardit Gjebrea: Ari ma sill pak telefonin, të lutem. Më duhet të bëj diçka. (Telefonon Anila Gjebrean)

Anila Gjebrea: Jam tek grimi.

Ardit Gjebrea: Jo, thjesht të mora për të të thënë të dua, kaq. Mirupafshim!

Anila Gjebrea: U sa i mirë që je, edhe unë të dua!

Edi Gogu: E shikon Ardit? Me një fjalë…

Ardit Gjebrea: Faleminderit!

Toni Gogu: Është magjistare!

Kujtojmë se pak ditë më parë, moderatori i njohur shqiptar festoi bashkë me bashkëshorten e tij 30 vite martesë, dhe të dy vendosën të surprizojnë njëri-tjetrin duke i dhuruar tufa me lule, një gjest ky mjaft romantik.

 

Dyshja janë prindër të një djali, Jonit, si dhe të një vajze, Anës.