“Shkoj si inxhinier, më thërret si kuzhinier” Sazan Guri nuk duron më, nxjerr ‘zbuluar’ Blendi Fevziun


Ai është një nga ambientalistët më të njohur në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Sazan Gurin, i cili ka prezantuar së fundmi librin e tij më të ri me titull “Albumi Albanologjik”.

I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ka treguar më shumë detaje rreth këtij libri, ku padyshim nuk kanë munguar as batutat që e karakterizojnë Gurin.

Ai nuk harroi të përmendte dhe një nga botimet e tij të mëparshme në të cilin ka elementë të kuzhinës shqiptare dhe emërtime të saj.

Guri kujtoi edhe momentin, kur moderatori Blendi Fevziu e kishte ftuar në emisionin “Opinion” pikërisht për të folur për kuzhinën, duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

“Shkoj te Blendi Fevziu si inxhinier e më thërret si kuzhinier. Si ka mundësi i thash? Epo më ke shkruar një libër, më tha”, u shpreh Sazan Guri.