Shumë marramendëse/ Ja sa do gjobiteni në rast se nuk mbani maskë dhe jetoni në këtë shtet


Maska tashmë është bërë një mjet i domosdoshëm në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë një vendim drastik vjen së fundmi nga Australia Perëndimore.

Ky shtet ka ashpërsuar masat kundër C OVID19 duke vënë gjobë 50 mijë dollarë (32 mijë euro), një shumë marramendëse për secilin qytetar që nuk do të zbatojë vendimin.

Çdo person që nuk mban maskë mbrojtëse në aeroportin e Ëest Australia, do të detyrohet të paguajë gjobën prej 50 mijë dollarë (32 mijë euro) shprehet kryeministri i vendit Ëa Mark McGoëan.

Ky vendim ka ardhur në kuadër të masave të reja mbrojtëse, në luftën kundër përhapjes së variantit të ri të koronavirusit.

Udhëheqësit e shtetit dhe qytetarët kanë zbatuar këtë vendim duke i mbajtur maskat jo vetem në fluturim, por edhe brenda aeroportit siç edhe është vendosur nga qeveria.