Si 30-vjeçari nga Librazhdi i zhvati miliona lekë të dashurës nga Tirana?


Shpesh marrëdhëniet në çift përshkohen nga një një lloj tensioni dhe frike apo nënshtrimi e njërës palë ndaj tjetrës. Gjithashtu ndjenja nuk janë përherë të pastra dhe të sinqerta dhe këtë e dëshmon një histori e një vajze nga Tirana. Ajo ishte lidhur me një djalë nga Librazhdi, i quajtur Festim O, 30 vjeç. Ky i fundit me të pikasur që vajza ishte e pasur, është vënë menjëherë në lëvizje për t’i zhvatur ca para. Vajza është studente dhe banuese në Tiranë, ndërsa me Festimin u njoh gjatë pushimeve verore. Ndërkohë ky i fundit vazhdimisht i qahej se nuk kishte para dhe mundësi për të punuar dhe kështu kjo u vu në siklet për ta ndihmuar financiarisht. Më pas 30-vjeçari, pasi ‘ka marrë situatën’ në dorë, e ka kërcënuar se do t’i publikonte fotot intime dhe do t’ia tregonte prindërve dhe të njohurve të saj.

“U takuam për herë të parë në Himarë dhe më pas lidhja jonë vijoi, isha e dashuruar pas tij” tregon e reja e cila për disa kohë është kërcënuar dhe shantazhuar nga 30 vjecari. “ Do publikoj fotot tona intime, do i shpërndaj ngado, do ua nis prindërve dhe të njohurve” i shkruan mes të tjerash i kërkuari , i bindur se sa herë që ai kërkonte para ajo do ja jepte në zarf madje do i lutej për takimin sa më shpejt dhe ku të dëshironte ai . E reja tregon në polici: “ Nga fillimi i tetorit pas njohjes , i dhashë me dëshirën time dhurata të shumta. Meqënëse kishte nevojë nisa ti jap para, shuma të ndryshme. Njëherë i dhashë 8 mijë lekë, më pas 60 mijë lekë të reja, më pas 40 mijë lekë të reja , e kështu 20 mijë lekë të reja dhe sa të mundja” shpjegon vajza bujare që për çdo herë që e shikonte ngushtë të dashurin nga ana ekonomike nuk ka hezituar ta mbështesë.

Mbas shumë ditës, sipas hetimit, dhe komunikimit me telefon, vajza i shkruan: “Nuk munda t’i siguroj lekët”. Sipas policisë 30 vjeçari nga Librazhdi acarohet dhe i përgjigjet “ Nëse nuk i gjen paratë , do të publikoj fotot, do të nxjerr të zhveshur jashtë shtëpisë dhe nëse tregon do të vras”. E ndodhur para një fakti të tillë 22 vjeçarja njofton prindërit dhe kërkon prej tyre zgjidhje. Mbas dorëzimit të shumës së kërkuar, 30 vjeçari u arrestua pranë një lokali të njohur, por teksa gjykata e la nën arrest shtëpie, ai rezulton se është arratisur dhe për këtë shkak është shpallur në kërkim që prej dhjetorit 2019. Nga kqyrja e aparatit të telefonit të gjobëvënsit agjentët janë shtangur kur kanë zbuluar se në rubrikën e mesazheve janë gjetur fotografitë e vajzës së kërcënuar , emrin e të cilës 30 vjeçari e kishte shënuar shkurt “plehra”.