Si ndihet tani? Pasi bëri sot vaksinën, mjeku Tritan Kalo jep mesazhin e rëndësishëm


Disa orë pasi bëri vaksinën anti-C OVID19, mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka thënë se nuk pati asnjë efekt anësor dhe se ndihet mirë.

“Të them të drejtën proceset anësore janë më shumë efekte të supozuara. Skam as djegie as dhimbje as temperatura të ulët asnjë shqetësim. Skam asnjë shqetësim”, tha ai.

Vaksinën ai thotë se nuk ua sugjeron grave shtatzënë, dhe atyre nën 16 vjeç.

“Veteprodhuesi para se të vaksinohesh të ofron një fletë të gjerë të konsensusit. Rrisqet janë të efekteve anësore. Faksina nuk këshillohet nën moshat 16 vjeç si dhe te gratë shtatzëna. Ato që duhet të vaksinohen të parët, punonjësit e shëndetësisë e vetmja gjë është nëse kanë ndonjë efekt anësor, dhimbje koke temperatura. Jo vetëm që të marrin paracetamol por të vënë dhe në dijeni mjeken e familjes se i janë shfaqur këto elementë. Masa e vaksinimit me dy doza niveli i mbrojtjes arrin në 90-95%”, u shpreh Kalo ndër të tjera.