Surprizat e javës/ Pas reshjeve ngrica dhe dëborë, meteorologia befason me parashikimin


Pas ditëve me reshje të dendura shiu, një  tjetër surprizë do të vijë përsa i përket parashikimit të motit.

Meteorologia Adiola Bani ka deklaruar se kjo javë do të sjellë një mot të acartë dhe me ngrica në të gjithë vendin.

E ftuar në programin “Abc e mëngjesit” ajo shtoi se do të ketë reduktim të reshjeve gjatë javë.

Por në fundjavë do të ketë sërish rënie të temperaturave dhe reshje të izoluara dëbore kryesisht në zonat malore.

“Do të ketë përmirësim jo vetëm në zonat qendrore dhe jugore ku ka pasur shumë më pak reshje gjatë mëngjesit të sotëm dhe gjatë ditës kemi reshje të pakta dhe të izoluara. Veriu mbetet pak problematik gjatë paradites, ndërsa pasditja sjell përmirësim të motit, herë pas here do të kemi intervale me kthjellime dhe reshjet do të jenë në sasi më të pakët.

Nesër do të ketë më pak reshje me shumë intervale me kthjellime, ndërsa e mërkura dhe deri në fundin e javës sjell një mot më të qëndrueshëm por temperatura të rëna ndjeshëm. E premtja dhe fundjava sjellin mot të acartë dhe temperatura shumë të ulta sidomos në zonat malore. Për shkak të lagështirës së lartë, reshjet që do të bien do të jetë dëborë dhe pse jo në të gjithë territorin.

Për vendet e rajonit aktualisht mbeten me reshje dëbore. Kryeisht një pjesë e Malit të Zi, Kosova dhe një pjesë e mirë e Maqedonisë mbeten me reshje dëbore sot dhe nesër dhe pse jo në sasi shumë të madhe. Presim të ketë përmirësim të motit nga e mërkura por rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit”, u shpreh Bani.