Të gjithë po ikin drejt tij/ Njihuni me Signal, aplikacionin që po “fundos” gjigandin WhatsApp


Pas shqetësimeve për privatësinë e përdoruesve të aplikacionit të mesazheve “WhatsApp”, miliona njerëz kanë nisur të përdorin aplikacione të tjera si “Telegram” apo “Signal”.

Aplikacioni “Signal” është duke përjetuar ditët më të mira, ndërkohë që miliona përdorues të rinj janë duke iu

Në Twitter, Musk kritikoi politikat e privatësisë së Facebook, ndërsa shkroi “përdorni Signal”.

Ky mesazh u ripostua edhe nga CEO i Twitter, Jack Dorsey. Menjëherë më pas “Signal” njoftoi se po has vështirësi në përballimin e valës së madhe të përdoruesve të rinj.

Signal është promovuar edhe nga Edward Snowden, i cili thotë se e përdor këtë aplikacion çdo ditë.

Por çfarë është “Signal”?

Signal është aplikacion për dërgimin e mesazheve, tekst, video dhe audio të cilat janë të mbrojtura përmes enkriptimit “end-to-end”, pra nga dërguesi te marrësi.

Pasi verifikoni numrin tuaj, Signal ju dërgon një kod, dhe më pas aplikacioni mund të përdoret edhe për telefonata. Pak a shumë të njëjtat funksione që aktualisht ofron WhatsApp.

Por avantazhi i Signal është privatësia. Ky aplikacion nuk ruan asnjë informacion nga përdoruesit. Signal ofron edhe disa opsione privatësie që mund të përzgjidhen gjatë përdorimit, për shembull njoftimet për mesazhe të reja vijnë, por pa tekst. Kjo në mënyrë që të mos lexohen nga “lockscreen”. Po ashtu Signal ka një opsion që mundëson mjegullimin e fytyrës kur flisni me kamera si dhe opsionin për zhdukjen e mesazheve pas një kohe të caktuar.