Të gjithë vrapuan për ta bërë/ Por ja kush është mjeku i Infektivit që refuzoi vaksinën: E paskam dhj*rë sot


Në kohën që të gjithë mjekët këto dy ditë kanë shkuar për të bërë vaksinën anti-C OVID19 në stadiumin “Air Albania”, mesa duket njëri prej tyre ka refuzuar që të marrë injeksionin.

Bëhet fjalë për mjekun imazherist pranë spitalit Infektiv Renato Osmenaj.

Duke qenë se vaksinimi ka nisur fillimisht nga mjekët e spitaleve C OVID dhe epidemiologët e terrenit, emri i Osmenajt ka qenë në listë, por duket se mjeku ka refuzuar që ta bëjë.

Në një postim në rrjetet sociale, ku tregon dhe sms-në që e njoftonte për vaksinën ai shkruan: E paskam dhjerë sot! Paskam harruar të bëj vaksinēn te stadiumi!

I pyetur nga komentuesit nëse do ta bëjë apo jo vaksinën në ditët në vijim, Osmenaj lë të kuptohet se nuk do ta marrë dozën e vaksinës anticovid. Prej fillimit të pandemisë ai ka pasur kritika të shumta mbi menaxhimin që iu bë situatës nga qeveria shqiptare, dhe jo në pak raste ka akuzuar edhe publikisht ministren Ogerta Manastirliu, për atë që ndodh në spitalet shqiptare.