“Të përmbyturit shtrëngojnë dhëmbët” Ironizon pedagogu i njohur, nxjerr foton e qeveritarëve në Dubai


Pedagogu i njohur Ervin Goci ka publikuar mbrëmjen e sotme një fotografi të ministrit Arben Ahmetaj, i cili shfaqet me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku duke darkuar në një restorant në Dubai.

Me ironi ai shprehet se të përmbyturit të shtrëngojnë dhëmbët pasi qeveria është në krye të detyrës.

“Te permbyturit te shtrengojne dhembet, qeverine e kane ne krye te detyres, live nga Dubai…dite me te mira po vijne..keta duhen falenderuar, se te pakten nuk po flene te Vela..kush ka ndonje ankese, te prenotoje per nje komunikim ne zoom..”, shkruan Goci.