Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milot.
Mësohet se është plagosur një 45-vjeçar i identifikuar si Ylli Ibrahimi.
Ai është qëlluar me mbi 30 plumba nga një motor në lëvizje.
Sipas informacioneve ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se ndaj Ibrahimit është qëlluar nga dy persona me maska.
Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:10, në Milot, Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.