Tirana pa drita/ OSHEE nxjerr njoftim: Ja shkaku pse ka ndërprerje të energjisë elektrike


Mbrëmjen e sotme disa zona të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike.

Pas kësaj situate ka dalë dhe njoftimi i OSHEE.

Në të thuhet se shkak është bërë defekti në fiderin 330/NST Selitë kanë mbetur pa energji disa zona si “Komuna e Parisit”, zona e Kompleksit ” Dinamo” dhe Gardës, rruga e Kosovarëve.

Në njoftim thuhet se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit.

Njoftim nga OSHEE:

Për shkak të një defekti në fiderin 330/NST Selitë kanë mbetur pa energji disa zona si “Komuna e Parisit”, zona e Kompleksit ” Dinamo” dhe Gardës, rruga e Kosovarëve. Grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit. Deri ne eliminimin e avarise po veprohet për furnizimin e këtyre zonave përmes NST Qendër.