Tiranë/ Shpërthen në flakë një apartament, zjarrëfikësja urgjent në vendngjarje


Një apartament ka shpërthyer në flakë para pak minutash në zonën e “Freskut” në Tiranë.

Mësohet se zjarri ka rënë në një apartament në katin e tretë.

Ende nuk dihet arsyeja se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Dy zjarrëfikese kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.