Jugu i Shqipërisë është goditur mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 4 i shkallës Rihter.
Për pasojë lëkundjet janë ndjerë në Gjirokastër, Himarë dhe Vlorë.
Sipas esmc epiqendra e tërmetit ishte dy kilometra larg Himarës, dhe po aq ishte dhe thellësia.
Qytetarët janë shprehur se i kanë ndjerë lëkundjet, por nuk raportohet për dëme materiale.