Tragjike/ Gjendet e pajetë një grua brenda një makine


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Partesh.

Mësohet se një grua 56-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një makine, teksa lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Gjilanit.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24 jemi njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjindet një femër që dyshohet se është pa shenja jete . Ndihma parë ka shku në at lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete . Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani.

Trupi i pajetë i viktmës është dërguar për analiza mjekoligjore, për të zbuluar shkakun e vdekjes.